Lunaçek përshëndet Presidenten në ikje, jep “detyrat” për Hashim Thaçin

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka përshëndetur Presidenten në ikje, Atifete Jahjaga, në kuadër të përmbylljes së mandatit të saj 5 vjeçar. Përfaqësuesja vlerësoi kontributin e Jahjagës në disa fusha të ndryshme ku theksoi firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe proçeset për normalizimin e marëdhënieve me Serbinë. Lunaçek tha se roli i Presidentes në ikje ka qënë mjaft i dobishëm, teksa kërkoi nga Presidenti i zgjedhur së fundmi Thaçi që të sjellë impulse të reja.Në ditën e përfundimit të mandatit pesë vjçar të Presidentes në ikje, Atifete Jahjaga, raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka vlerësuar kontriburin e Jahjagës në disa proçese mjaft të rëndësishme siç ishin firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në si dhe përparimi në normalimin e marrëdhënieve me Serbinë.Lunaçek tha se Atifete Jahjaga ka përmirësuar imazhin e Kosovës në botë, duke theksuar se një gjë e tillë mund të shtojë shanset që vendi i saj të njihet edhe më gjerësisht në arenën ndërkombëtare.Përfaqësuesja e Parlamentit Europian vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Jahjagës për të ndërmjetësuar në klimën e vështirë politike që ishte krijuar mes qeverisë dhe opozitës gjatë muajve të fundit.Nga ana tjetër, Lunaçek ka shfrytëzuar mundësinë për të përshëndetur edhe Presidentin aktual, Hashim Thaçin, për të cilin ajo vendos edhe disa detyra.Zv/Presidentja e Parlamentit Europian kërkon që Thaçi të vijojë punën e nisur nga Jahjaga për të afruar sa më pranë opozitën dhe qeverinë të cilat kanë qëndrime të polarizuara sa i përket marrëveshjeve të firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi.Ajo gjithashtu shprehet se pret që ish-Kryeministri i vendit të luajë rolin e tij në normalizimin e marrëdhënieve mes grupeve etnike në Kosovë, ku kërkon një vemendje të veçantë ndaj minoritetit serb.Në mbyllje, Ulrike Lunaçek deklaroi se do të vijonte që të mbetej një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në Parlamentin Europian.Betimi i Presidentit Thaçi përpara Parlamentit pritet të ndodhë ditën e enjte në orën 11:00.Partitë opozitare kanë mbajtur edhe njëherë një qëndrim kundër, duke deklaruar se do t'a bojkotojnë proçesin.