Shpërbëhet Kuvendi në Maqedoni, Zaev njofton bojkotimin e zgjedhjeve të 5 qershorit
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, shpërndau Parlamentin mbrëmë pak para mesnate, duke i hapur rrugë proçesit të zgjedhjeve të parakoshshme të cilat mbahen më 5 qershor.Veljanoski falenderoi deputetët për kontributin e dhënë, duke iu uruar suksese, teksa seanca u mbyll pa miratimin e dorëheqjeve të Ministrave dhe zv/Ministrave të LSDM.Menjëherë pas shpërndarjes së Parlamentit, partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.Kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, tha se nuk mund të ketë zgjedhje aty ku votojnë të vdekurit.Zaev: Pa liri nuk mund të ketë zgjedhje të lira, atje ku votojnë të vdekurit, nuk mund të ket zgjedhje të rregullta. Maqedonia Demokratike nuk do ta lejojë këtë. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa dallim të përkatësisë etnike, fetare që bashkë ta ruajmë demokracinë. Bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë.Ai shtoi se për këtë vendim të LSDM janë njoftuar edhe ndërkombëtarët me të cilat ka kontaktuar gjatë gjithë ditës së djeshme.Mediat maqedonase shkruajnë se po zhvillohen negociata për të bindur LSDM të bëhet pjesë e zgjedhjeve.Ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka dhënë asnjë vlerësim nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte.Brenda Komisionit ka një debat të madh rreth mundësisë së pastrimit të listave para afateve të përcaktuara.Më 12 maj Komisoni Shtetëror Zgjedhor duhet të publikojë listat e votuesve, më 13 maj listat e deputetëve, më 16 maj fillon fushata e cila duhet të përfundojë më 4 qershor dhe më 5 qershor maqedonasit zgjedhin Qeverinë e re.