Justin Bieber ka motive të forta të urrejë Taylor Swift
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2016, 09:30
Antipatia më e madhe e Justin Bieber është Taylor Swift dhe anasjellta. Asnjërit nuk i pëlqen tjetri, megjithatë të dy i bashkon diçka, Selena Gomez. Një informator ka thënë së fundmi se sipas Justin, Taylor ka ndikuar negativisht në lidhjen e tyre.‘Justin e di që Taylor nuk i pëlqen aspak’ shton ai ‘Dhe kjo ndjenjë është e anasjelltë. Por ai është mjaftueshëm i zgjuar sa të mos e shfaq këtë gjë në publik. Ai nuk pretendon të bëhet miku i Taylor dhe nuk është në kërkim të një mikeshe, por fajson Taylor por shumë probleme që ai ka patur me Selena Gomez. Nuk ka asnjë mundësi që ata të bëhen miq ndonjëherë!’