Ja emrat e të arrestuarve sot në Itali, ka lidhje me operacionin "Polo Est" në 2014

Operacioni i ndërmarrë sot në Itali me ekzekutimin e 13 urdhërarresteve ka lidhje me operacionin policor të koduar "Polo Est".  Në shkurt 2014 në qytetin e Olbias, në verilindje të Sardenjas në Itali u vunë në pranga 5 persona, katër prej të cilëve shtetas shqiptar dhe u sekuestruan 18 kg drogë.Hetimi i koduar "Polo Est", nisi pasi po në shkurt vunë në pranga çiftin shqiptar Durim dhe Silvana Bejko 54 dhe 59 vjeç, të akuzuar për trafikim droge pasi gjatë kontrollit policor në makinën e tyre u gjetën 8.6 kg kokainë dhe 9.5 kg heroinë. Në këtë operacion u arrestuan dhe Eugert Bici, dhe Elis Pisha te cilet dyshohen si drejtues te trafikut.Mes të arrestuarve të tjerë me kombësi italiane spikat emri i Giovani Satta ish kryetar bashkie i komunës së Buddusò. Në krye të organizatës së trafikut ndërkomëtar të drogës mes Shqipërisë Italisë e Holandës janë :Eugert BiciElis Pishaitaliani Simone CanuNë nivel të lartë drejtues të organizatës janë shqiptarëtGazmir AlmetaRoland StominaDashmir HoxhaKorrierëDurim BejkoSilvana BejkoVladimiro MucciRoland StominaShpërndarësit:Claudio SodduAlessandro DessolisSandro DenanniNicola S.PinnaFilippo Fi CostanzoDashmir HoxhaGino MuredduNdërmjetësit:Giovanni SattaAlessio SalisAlin DoboseruGazmir AlmetaOrganizata kriminale e trafikut ndërkomëtar të drogës Itali-Hollandë-Shqipëi ishte e përbërë nga 23 persona, 6 prej të cilëve gjënden aktualisht të dënuar nga drejtësia italiane.Sipas policisë italiane kjo organizatë kriminale funksiononte mbi bazën e një strukture piramidale e ndërtuar nga krerët drejtues, nivele ndërmejtëse, korrierë e trafikantë rruge.Sot jane ekzekutuar urdhër arrestime për 13 persona, 12 me arrest burg e 1 në arrest shtëpiak. Gjithashtu janë lëshuar urdhër arrestimi ndërkombëtar për 4 persona që ndodhen jashtë territorit italian.Operacioni i policisë italiane është shtrirë në 8 provica italiane në Olbia, Gallura, Pistoia, Breshia, Roma, Bergamo, Venecia e Pordenone.5757 4235346 3523465 2/Oranews.tv/