Diabeti vdekjeprurës, numërohen 422 milionë njerëz të prekur nga sëmundja

Bota po përballet me përhapjen e frikshme të sëmundjes së diabetit, që tashmë prek 1 në 11 persona.Organizata Ndërkombëtare e shëndetësisë ka publikuar një raport ku tregon se rastet e diagnostikuara janë 4-fishuar nga viti 1980 deri në vitin 2014.Nga 108 milion të prekur që ka qënë para 35 vitesh, numri ka shkuar në 422 milion njerëz të prekur nga sëmundja e quajtur edhe e sheqerit.Sasia e lartë e sheqerit në gjak është kthyer në vrasëse. Llogaritet 3.5 milion persona humbasin çdo vit jetën për shkak të diabetit. Zyrtarët e organizatës ndërkombëtare të shëndetësisë deklarojnë se numri do të vijojë të rritet, pavarësisht masave drastike që po ndërmerren.Raporti përfshin të dy tipet e diabetit 1 dhe 2, por rasti më i përhapur është forma e dytë e sëmundjes që prek kryesisht personat e varfër dhe botën e 3-të.Me obezitetin në rritje, tashmë 1 në 3 persona në mbipeshë diagnostikohen me këtë sëmundje.Rritja e sasisë së sheqerit në gjak shkakton pasoja shkatërruese për shëndetin, si ataku kardiak, hemoragji cerebrale, degardim të mëlçisë, apo edhe komplikacione në shtatëzani.Dy vendet që kanë numrin më të madh të personave të prekur nga diabeti janë Katari dhe Kuvajti, ku 20 % e popullsisë vuan nga kjo sëmundje. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se zgjidhja e kësaj situate vjen vetëm me angazhimin e të gjithë shoqërisë.Ajo u bën thirrje qeverive të rregullojnë përmbajtjen e yndyrnave dhe sheqernave në ushqime teksa fton të gjithë njerëzit të ushqehen në mënyrë të shendetshme dhe të bëjnë aktivitet fizik.