Balla: Në Shqipëri vetëm Kushtetuta ka kaluar në referendum, do kalojë dhe Rama
Nga Pogradeci, Taulant Balla, ka apeluar anëtarësinë socialiste të marrë pjesë masivisht në votimin e 9 prillit për referendumin e Kryetarit të PS.Gjatë takimit me strukturat, Balla tha se shembulli që po jep PS duhet të motivojë socialistët të marrin pjesë, duke nënvizuar se në Shqipëri vetëm Kushtetuta ka kaluar në referendum.Balla: Ky referendum është i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Kongresi vendosi që përmes këtij referendumi të votojë antarësia, ndaj është e rëndësishme që çdo socialist në Pogradec dhe gjithë Shqipërinë të marrë pjesë në datën 9 në referendum. Në Shqipëri vetëm Kushtetuta ka kaluar në referendum. Shembulli që po jep PS duhet të motivojë socialistët të marrin pjesë. Për PS s’ka rëndësi rezultati, por ka rëndësi pjesemarrja. Është ushtrim demokratik që i ben mirë PS e Shqipërise. S'ka asnjë parti tjetër që diskuton statutin, pasi ne kemi statut dhe të tjerët nuk kanë.Në referendumin e 9 prillit baza socialiste do ti përgjigjet me pohim ose mohim pyetjes në fletën e referendumit: “A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”Votimi i jep rrugë çështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.Idenë e referendumit Rama e hodhi gjatë Asamblesë së PS-së, në përgjigje të sfidës së Blushit për çeljen e zgjedhjeve për kreun e partisë.Më pas ishte Kongresi ai që vendosi mbajtjen e referendumit, duke caktuar për të datën 9 prill.