GFI në parajsat fiskale, eksperti Rrumbullaku: Për të fshehur pronarët e vërtetë
Fshehja e pronarëve të vërtetë mund të jetë arsyeja pse Kompania GFI Albania ka përdorur parajsat fiskale dhe emri i saj rezulton në megaskandalin "Panama Papers".Rrumbullaku: Është një kompani që ende ka një aktivitet shumë të vogël dhe e vetmja fshehje që mund të ketë bërë është pronësia e aksioneve, pronarët e vërtetë që mund të ndikoheshin nga ky investim në Shqipëri.Po flas për pjesën shqiptarë.Eksperti i ekonomisë, Olti Rrumbullaku, arriti në këtë përfundim në studion e lajmeve të Ora News pasi në analizën e tij përjashton si arsye shmangien e sistemit tonë tatimor.Rrumbullaku: Këto para që mund të kenë gjeneruar në Shqipëri kërkojnë ti investojnë në vende të tjera në forma që kamuflohen dhe në parajsat fiskale për të mos rënë në sy, për të mos qenë pronarë të drejtëpërdrejtë, etj. Por nuk besoj që arsyeja është sistemi jonë tatimor.Përtej çështjes GFI, eksperti thotë se në vendin tonë veprojnë kompani apo degë të kompanive të huaja që veprojnë në bazë të parajsave fiskale.Rrumbullaku: Shumë prej tyre operojnë me kompani mëmë në vende jo parajsa fiskale por që kanë avantazhe për këto kompani dhe të gjitha këto ndikojnë sadopak që tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat në Shqipëri të jenë.. Pavarësisht se diskutohen shumë, pavarësisht se janë shumë të pranishme në diskutimet jo tatimi i sheshtë, jo progresiv, jo 10 apo 15%, tatimi për mbledhjen e të ardhurave janë i pesti dhe i gjashti, janë tatime sekondare.Për këtë preçedent të keq, Rrumbullaku thotë se kanë shërbyer disa koncesione të hershme të shtetit shqiptar të dhëna në një kohë kur ndërgjëgjesimi për këto vendimmarrje dhe njohjen e fituesit ishte larg atij të ditëve të sotme.Rrumbullaku: Në momentin që këto kompani morën këto koncesione me këto avantazhe, patjetër edhe koncesionet që erdhën pas e kishin këtë mundësi dhe e shfrytëzuan. Madje koncesioni i aeroportit të Rinasit është më i rregullti në këtë drejtim.