Mbushën kafshët me dru pa leje, arrestohen xhaxha dhe nip në Korçë

Arrestohen në flagrancë xhaxha e nip, për prerje të paligjshme e të pyjeve.Në kuadër të planit të veprimit Task - Forcë “Roja i gjelbër”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasitJani Ibrahimaj 43 vjeç dhe  Kristo Ibrahimaj, 20 vjeç, (nipi i tij), banues në fshatin Pirg.Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar lëndë drusore me 4 kafshë, për të cilën  nuk zotëronin dokumentacionin  përkatës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale:“Prerja e paligjshme e pyjeve”.