Amnesty International: 2015 numër rekord të ekzekutimeve me vdekje

Gjatë vitit të kaluar numri i ekzekutimeve me vdekje në të gjithë botën është më i larti në 25 vitet e fundit.Sipas raportit vjetor të Amnesty International 1634 persona janë ekzekutuar me vdekje gjatë 2015 dhe 90 përqind te tyre janë kryer në Iran, Pakistan dhe në Arabinë Saudite.Në raport nuk është përfshirë Kina, pasi shkalla e vërtetë e ekzekutimeve me vdekje mbetet një sekret shtetëror, por sipas grupeve që mbrojnë të drejtat e njeriut, Kina është ekzekutori më i lartë në botë.Në Arabinë Saudite vitin e klauar janë ekzekutuar të paktën 158 persona, duke shënuar një rritje me 76 përqind.Mënyra e përdorur në shumicën e rasteve është prerje koke, por edhe pushkatim teksa shpesh trupat e ekzekutuar shfaqen në publik. Arabia shkaktoi një protestë ndërkombëtare në janar të vitit 2015 pas njoftimit se kishte ekzekutuar 47 persona me akuzën e terrorizmit, përfshirë klerikun e shquar shiit Shejh Nimr al-Nimr.Në Pakistan moratoriumi i dënimit me vdekje u hoq pas masakrës në shkollën e peshavarit në dhjetor të 2014. 320 persona u dërguan në trekëmbësh vitin e kaluar, numri më i lartë ië shënuar në historinë e Pakistanit. Në Iran nga 231 numri i ekzekutimeve shkoi në 977 në 2015. Irani është i vetmi vend që ekzekuton të miturit, akt i cili është është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.Amnesty tha se pesë ekzekutuesit e 2015 janë Kina, Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Amnesty SHBA ka bërë përparime, ku në 2015 ka kryer 28 ekzekutime, numri më i ulët që nga viti 1991. Pjesa tjetër e botës gradualisht e ka hequr dënimin me vdekje, ku vetëm në 2015 e hoqen katër, Fiji, Madagascar, Republika e Kongos dhe Suriname . 102 vende në botë e kanë hequr plotsisht dënimin me vdekje./Oranews.tv/