Hoxha: 10 mijë faqe për Shqipërinë në “Panama Papers”, publikohen në maj
Në mbi 11 milionë dokumente të marra nga informatorë brenda firmës sekrete “Mossack Fonseca” me bazë në Panama, 10 mijë faqe kanë lidhje me Shqipërinë.Ky fakt lidhur me skandalin e "Panama Papers" u zbulua nga gazetari Artan Hoxha në Opinion.Hoxha tha më tej se tratativat kanë filluar dhe këto dokumente priten të vinë në Shqipëri në muajin maj, çka pritet të sjellë edhe një tronditje në politikën shqiptare.Hoxha: Unë di që për Shqipërinë janë të paktën 10 mijë faqe.Por duhet të hysh nga studio “Mossack Fonseca”, që të komunikosh me rrjetin që ka krijuar një folder vetëm për Ballkanin dhe aksesi atje bëhet kundrejt pagesës por nuk mund ta bëjë kush tjetër veç mediave. Ata nuk janë të interesuar t’ua japin materialet bizneseve, studiove ligjore dhe as organeve të hetimit. Si duket ju intereson t’ua japin vetëm mediave. Di që ka tratativa për ti sjellë ato materiale në Shqipëri nga fillimi i majit që dhe ne të mos durojmë aq gjatë më këto histori dhe të merremi me zotin. Mulleti. Ai është një emër, mund të ishte kushdo, edhe unë. Mulleti është në rrugë legale, ilegale është fakti që një kompani vjen nga hiçi dhe të merr një koncesion 150 milion euro.