Meta tryezë për komunitetin rom: Arsimimi dhe strehimi, sfida e institucioneve

Arsimimi dhe strehimi mbeten dy nga sfidat kryesore për institucionet shqiptare në raport me komunitetin rom.Kreu i Kuvendit Ilir Meta duke folur në një tryezë mbi  forcimin e rolit të Kuvendit në kontrollin dhe zbatimin e legjislacionit që prek të drejtat e komuniteti rom, tha se vitin e kaluar është miratuar dhe plani kombëtar për integrimin e  romëve dhe egjiptianvëe , por kërkoi më shumë vullnet për zbatimin e legjislacionit për respektimin e të drejtave të tyre.Ilir Meta: Niveli arsimor i fëmijëve romë është problem i të sotmes, por akoma më shumë i të ardhmes, pasi pa arsimin e duhur ata nuk do të jenë realisht të integruar, por do të jenë të mënjanuar nga tregu i punës dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë të drejtat e barabarta që meritojnë me të gjithë gjeneratën e tyre. Problemi i strehimit është një nga sfidat më të rëndësishme që kushtëzon jetën standarde normale të këtij komuniteti. Një vëmendje të veçantë duhet të marrë edhe pozita e gruas dhe vajzave rome në Shqipëri, veçanërisht të rinjtë romë dhe egjiptianë, të cilët duhet të kenë mundësi të reja për formim profesional, njëlloj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në vend, me qëllim që të jenë sa më të aftë për tregun e punës e punës në të ardhmenPërfaqësue  të konunitetit rom, patën kërkesa konkrete për politiken.“Rezervimi i të drejtës së studimit në Universitetet publike për studentët rom dhe në ato degë sipas një kriteri të paracaktuar dhe në kuota të caktuara në degët e shumëkërkuara. Përfshirja në rregulloret e institucioneve universitare si dhe në përshkrimet e punës të personelit arsimor të kërkesave që kërkojnë respekt dhe qëndrime jo inferioire ndaj studentëve romë.“Deputetë dhe Avokati i Popullit ofruan mbështetje maksimale.Albana Vokshi: Kërkohen programe specifike për punësimin e tyre, por sëfundimi kemi edhe shkarkime në masë të anëtarëve të komunitetit rom.Olta Xhaçka: Ka ende shumë për të bërë për të forcuar të drejtat e romëve, egjiptianëve dhe për të vënë lëvizje mekanizma shumë më efikas për të nxitur politika antidiskriminuese për regjistrimin civil, për arsimin për punësimin.Igli Totozani: Qytetarët romë janë në pjesën më të madhe të tyre të përjashtar socialë.Sipas statitsitkave të fundit, në vendin tonë jetojnë 8300 romë dhe 3368 egjiptianë./Oranews.tv/