Diplomohen në mjekësi, zhvillohet ceremonia për 1469 studentët

Pas 6 vitesh studime, 1469 studentë të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë të nivelit master dhe bachelor, u diplomuan në një ceremoni të veçantë në Pallatin e Kongreseve.Por, ashtu si çdo i diplomuar që kërkon të sigurojë një vend pune, disa prej tyre ndajnë bindjen se do të përballen me vështirësi.“Besoj se si shumë degë tjetër do të jetë shumë e vështirë por duhet të përpiqemi të jemi më të mirët në mënyrë që t’ja dalim”.“Normalisht nuk është dhe aq e lehtë por që me punë ,shumë përkushtim dhe vullnet besoj që do ja dal”.“Sfidat janë shumë të mëdha por besoj që me ëndrrën me përpjekjet tona do përpiqemi të bëjmë të pamundurën”.Dhe si për tu kthyer përgjigje skeptikëve, Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm në ceremoni, ftoi të sapodiplmuarit të shërbejnë në Shqipëri, pasi siç tha ai, reformat në sistemin e shëndetësisë kanë për qëllim lehtësimin e kushteve të punës.Ilir Beqaj: “Ajo çfarë kemi filluar të ndërmarrim do të vijojë minimalisht një mjedis të denjë punë që mund t’i shërbeni qytetarëve shqiptarë.Revolucioni juaj është një revolucion që ka shumë sfida. Njerëzit merren të palindur deri në momentin ku ikin nga kjo botë”.Me të njëjtën gjuhë, atë të reformës, u shpreh edhe ministrja Nikolla.Lindita Nikolla: “Ne dakordësuam rrugëtimin tonë të përbashkët për të rikthyer cilësinë përmes ligjit të arsimit të ri të lartë duke i dhënë një përkushtim të veçantë institucionit të ri të krijuar atë të Universitetit të Mjekësisë”.Në prani të rektorit të Universitetit të Tiranës dhe trupës pedagogjike të Mjekësisë, studentët u ngjitën një e nga një në skenë, ku një vëmendje ku një vemendje të veçantë ju kushtua edhe studentëve të ekselencës./Oranews.tv/