Parajsa fiskale, Nuk po hetohet vetëm GFI por edhe kompani të tjera koncesionare
Pas skandalit të Panama Papers, qeveria ka ngritur një grup me përfaqësues nga të gjitha ministritë e përfshira për të hetuar mbi këtë çështje. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi deklaron se përveç kompanisë GFI Albania, të përfshirë në dosje, po hetohen të gjitha marrëveshjet koncensionare.Qeveria ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së "Panama Papers". Ministria e Zhvillimit ekonomik, Milva Ekonomi deklaron se në sitë do të kalojnë të gjitha marrëveshjet koncensionare, për të cilat nuk ka informacion mbi aksionerët e vërtetë apo edhe transaksionet që kryejnë.Milva Ekonomi: “Ato po ndiqen të gjitha, janë të gjitha duke u parë më tej. Për të gjitha gjërat që ne kemi ide se ka indicie jemi duke i parë zyra jonë e Atrakos ka filluar të shikojë çdo mundësi që ka për të bërë thellime të mëtejshme në informacion. Unë personalisht jam pjesë e një grupi që po bën të gjithë këtë kërkim dhe jemi duke u marrë me këtë kërkimin”.Ndërsa nga dosja e "Panama Papers" ka dalë deri më tani vetëm emri i kompanisë GFI Albania, Ministrja nuk ka dhënë detaje për kompaninë e dytë që përflitet të jetë e skemës së evazionit fiskal.Milva Ekonomi: “Unë nuk mund t’ju jap akoma një informacion përsa kohë investigimi vazhdon. Kështu që sapo ju të keni një lajm zyrtar keni për ta marrë menjëherë”.Kompanitë offshore transferojnë fitimet e tyre në vendet që njihen si parajasa fiskale për t'i shpëtuar taksimit. Parajsat fiskale, ku një prej tyre është Panamaja, janë territore apo juridiksione që u mundësojnë personave që nuk banojnë ligjërisht në to-të shmangin detyrimet fiskale në vendet ku kryejnë realisht aktivitetin e tyre.Një kompani offshore nuk ka nevojë të ketë zyra të mëdha. Është e mjaftueshme të ketë një zyrë ligjore, kontrolli i të cilës të mbahet nga një person i besuar. Falë këtij mekanizmi, pronari mund të investojë paratë e tij në parajsat fiskale, pa e ditur askush se nga vijnë paratë. Braçe: Kush është pronari i GFI?Eksperti Rrumbullaku: Si fshihen pronarët e vërtetë ne parajsat fiskale