Cruz fiton në Wisconsin, ashpërsohet rruga për Trump

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ted Cruz fitoi zgjedhjet në Wisconsin, duke i komplikuar kështu rrugën favoritit të deritanishëm brenda partisë Donald Trump.Fitorja e Cruz ishte një surprizë e madhe për forcat e Partisë Republikane që luftojnë për të bllokuar nominimin e miliarderit njurorkez dhe sigurisht ka rritur shpresat dhe mundësitë që kjo luftë të zgjasë dhe të ashpërsohet deri në konventën e korrikut. Në fjalimin e fitores, Cruz shprehu bindjen se do të jetë ai përfaqësuesi i republikanëve në garën e madhe për kreun e Shtëpisë së Bardhë."Jam gjithnjë e më shumë i bindur se fushata jonë do të fitojë të 1237 delegatët e nevojshëm për nominimin. Ose para Clevelandit ose në kongres, së bashku do të fitojmë shumicën e delegatëve dhe së bashku do të mundim Hillary Clinton në nëntor ", tha Cruz.Ndërkohë kandidati demokrat për president Bernie Sanders ka fituar betejën me rivalen e tij të fortë brenda partisë Hilari Klinton."Me fitoren tonë sonte në Wisconsin, ne kemi fituar tashmë shtatë nga tetë garat e fundit dhe të gjitha këto fitore kanë qenë të thella, tha Sanders në fjalimin pas rezultatit pozitiv.Clinton nuk u paraqit në publik të martën në mbrëmje, por i uroi rivalit të saj Sanders fitoren në tëitter. Megjithatë, Sanders ka përpara gara të vështira përballë Clinton, me garën e Neë York më 19 prill dhe në pesë shtete të tjera më 26 prill._89099590_d3a792e9-3ef8-4cd1-bfb6-e12718c019e1