Trafik droge Itali - Shqipëri e Holandë përmes makinave luksoze

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në provincën e Sardenjës ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 13 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë-Holandës e Shqipërisë.Operacioni i policisë italiane është shtrirë në 8 provica italiane në Olbia, Gallura, Pistoia, Breshia, Roma, Bergamo, Venecia e Pordenone,Sipas policisë italiane kjo organizatë kriminale funksiononte mbi bazën e një strukture piramidale e ndërtuar nga krerët drejtues, nivele ndërmejtëse, korrierë e trafikantë rruge.Personat e arrestuar janë të nënshtetësisë shqiptare, italiane e rumune.Hetimet, 4 ne kerkim nderkombetarHetimet këtij operacioni kanë nisur në verë të vitit 2013 në koordimin me drejtorinë antimafia të qytetit të Kaljarit, të cilat kanë zbuluar një organizatë kriminale që importonte në Itali e kryesisht në tregun e Kosta Smeraldës sasi të mëdha droge të tipit kokainë, heroinë e marijuanë.Organizata kriminale e trafikut ndërkomëtar të drogës Itali-Hollandë-Shqipëi ishte e përbërë nga 23 persona, 6 prej të cilëve gjënden aktualisht të dënuar nga drejtësia italiane.Operacioni i mëngjesit të sotëm me urdhër të prokurores Rosanna Allieri së Prokurorisë së Kaljarit ka ekzekutuar urdhër arrestimin për 13 persona, 12 me arrest burg e 1 në arrest shtëpiak. Gjithashtu janë lëshuar urdhër arrestimi ndërkombëtar për 4 persona që ndodhen jashtë territorit italian.Droga dhe makinat luksozePrej vitit 2013 e deri më 2015 Policia italiane ka sekuestruar 18 kg kokainë, 4 kg heroinë e 1 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 2 milionë euro. Janë sekuestruar gjithashtu dhe një pistoletë e kalibrit 6.35 e cila ka rezultuar e vjedhur, 30 mijë euro cash, e disa makina luksoze.Automjetet e sekuestuara nga policia italiane i janë nënshtruar pocesit të cmontimit në oficinat e specializuara ku janë zbuluar vende të fshehta të përdorura për transportimin e drogës. droga4 droga3 droga1   /Oranews.tv/