Me gjysëm kg kanabis nga Tepelena drejt Kavajës, arrestohen dy të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2016, 08:47
Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj për trafikim të lëndëve narkotike.Amarildo Iseberi 22 vjeç dhe Sejbi Kazazi, 21 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 5 në Kavajë u kapën gjatë natës në hyrje të autostradës Levan – Tepelenë.Të rinjtë po udhëtonin me mjetin tip BMV me targa AA 311 LS dhe gjatë kontrollit të policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një qese me kanabis në formë boçeje me peshë totale 515.2 gram, të cilën po e transportonin nga Tepelena për në Kavajë.Policia bllokoi dhe mjetin e të rinjve dhe 2 aparate celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Nxjtja për përdorimin e drogës".