I vihet eksploziv lokalit të një 27-vjeçari, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në  lagjen  “Luigj  Gurakuqi” në Elbasan.Shpërthimi i dyshuar me kallëp tritoli  ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së mërkurë, ndërkohë kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fokusuar një person që vendoste lëndën eksplozive.Nga shpërthimi, dëmet në lokal kanë qenë të pakta, ndërsa janë dëmtuar dhe xhamat e banesave në pallatet përreth.Lokali në pronësi të 27-vjeçarit me inicialet E.Ç sapo ishte hapur dhe ndodhej në bulevardin kryesor, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.Sipas pronarit, shkak i ngjarjes mund të jetë konkurenca.elbasan 2 elbasan 3 elbasaannelbasan