Gardisti vret me armën e shërbimit bashkëshorten, në sy të dy fëmijëve

Kryeqyteti është tronditur sot nga një krim i rëndë i ndodhur ne familje që i kanë marrë jetën një nene të re vetem 28 vjeçe. Ilda Dervishi është vrarë nga bashkëshorti i saj Admir Dervishi punonjës i Gardës. E gjithë ngjarja ka ndodhur ne prani të dy fëmijëve të mitur 4 vjec dhe 10 muajshe. Ndërsa motivi sipas dëshmive të autorit ne polici ku dhe u shoqerua menjehere pas krimit ne mengjes, lidhet me xhelozine.Krimi ne familje ka goditur serish në kryeqytet ndërsa viktima e tij është 28 vjecarja , nënë e dy femijeve të mitur. Admir Dervishi punonjës i Gardës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ilda, një krim i kryer në prani të dy femijeve djalit 4 vjeç dhe vajzës 10 muajshme.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të 6 prillit në shtëpinë me qera ku ata jetonin prej pak kohësh tek pallatet Derveni në Rrugën e Qelqit në Kombinat.Ndërsa motivi sipas pohimeve qe ka bere vete autori ne polici ka qenë xhelozia. Fqinjet e ciftit kane treguar për Ora News momentet e tmerrit qe kane perjetuar ne castin kur ndodhi ngjarja."Deri tani nuk më ka ikur nga mendja ai fëmija, mos babi mos babi kaq kam dëgjuar, asgjë tjetër", tha një dëshmitare.Pasi ka kryer krimin Admiri ka dërguar fëmijët te një fqinj ndërsa vetë ka qëndruar në banesë ku dhe është arrestuar nga policia pa bere rezistencë. E reja është dërguar në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza por vetëm 1 orë më pas u mësua se ndërroi jetë.Sipas fqinjeve Ilda është përpjekur të dalë nga shtëpia në momentin kur nisi sherri. Ajo ka qenë pranë derës kur gardisti ka qëlluar disa here me pistolete. Mesohet se se dy plumba e kanë marrë në trup, në pjesën e kraharorit, ndërsa dy të tjerë përfunduar në derë. Policia është njoftuar nga fqinjët ndërsa menjehere është njoftuar edhe familja e vajzës familjarët e te cilës kanë ardhur të marrin fëmijët.Çifti kishte rreth nje muaj qe banonte në kete pallat dhe nuk kishin krijuar afrimitet me fqinjet. Por sipas dëshmisë së dhene në polici pas ngjarjes autori ka treguar se kishin disa muaj qe grindeshin por viktima nuk rezulton te kete bere ndonje denoncim në polici.[caption id="attachment_717151" align="alignnone" width="640"]e vrare per xhelozi Ne foto: Bashkeshortja e cila u vra per xhelozi[/caption][caption id="attachment_716804" align="alignnone" width="640"]gardistii Ne foto: Personi i cili vrau per xhelozi bashkeshorten[/caption]plagosjaaaa 11plagosjaaaa[caption id="attachment_716794" align="alignnone" width="741"]Femijet e ciftit duke dale nga banesa Femijet e ciftit duke dale nga banesa[/caption]