Blushi takon 50 socialistë në Berat, në 16 prill miting në këtë qytet

Disa ditë përpara referendumit, deputeti i PS, Ben Blushi ka zhvilluar një takim me socialistët e Beratit. Në këtë takim, i cili u zhvillua pa praninë e mediave merrnin pjesë rreth 50 socialistë dhe ka zgjatur rreth 2 orë e 30 minuta.Mesohet se Blushi u ka kërkuar pjesemarresve te bashkohen dhe ta shprehin me voten e tyre nevojën për zgjedhjen me votë të kryetarit të partisë. Ai ka deklaruar se do të jetë në Berat në 16 prill në një miting të madh me elektoratin e majtë.Anëtarët e PS Berat i shprehen Blushit pakënaqësite e tyre lidhur me keqqeverisjen e kryeministrit Rama. Ata shprehën pakënaqësi për kryetarin aktual të PS aktual Edi Rama, që sipas tyre ka zhgënjyer të gjithe simpantizantët dhe anëtaret e PS-se në Berat.Blushi ka thënë në takim se të bashkuar duhet dhe do të bëjmë të mundur rikthimin e Partisë Socialiste të vërtetë, jo me disa deputetë qe nuk mendojnë për popullin, por vetëm japin premtime dhe nuk i bëjnë realitet.IMG-20160405-WA0003 IMG-20160405-WA0002 IMG-20160405-WA0005 IMG-20160405-WA0007 IMG-20160405-WA0006