Informaliteti, Beqiraj: Ajo që duhet të reflektonim ishte komunikimi me biznesin

Komunikimi me biznesin është një nga elementët që qeveria duhet të kishte reflektuar në fazën e parë të aksionit anti-informalitet. Zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj në emisionin “Ekopolitik” me gazetaren Aurora Sulçe tha se mënyra sesi tatimorët janë sjellë me biznesin duhet të reflektohet."Në duhet të reflektojmë në aspektin e komunikimit, në mënyrën sesi shumë tatimorë janë sjellë gjatë fazës së parë me biznesin. Ne megjithë përpjekjen që kemi bërë për ti trajnuar, kuptohet kjo nuk arrihet me një ditë. Kjo është një pjesë që duhet të arrihet", tha  Beqiraj.Po ashtu Beqiraj u shpreh se duhet të ishte bërë një komunikim më i saktë për të kuptuar se me këtë aksion nuk u godit biznesi i vogël.Irena Beqiraj: Gjatë asaj faze ne kuptuan se çfarë duhet të përmirësonim gjatë fazës së dytë, por jo domosdoshmërisht kjo duhet të përkthehet nga mediat që ne pranuam që goditëm biznesin e vogël. Taksat e biznesit të vogël u ulën sepse kanë qenë pjesë e programit të qeverisjes Rama. Ndërsa përsa i përket faktit se për çfarë probleme hasëm ne në fazën e parë mund të themi se një nga problemet që hasëm ishte komunikimi me biznesin. Pra perceptimi që ajo fazë pati mbase edhe për fajin tonë gjatë komunikimin me biznesin, gjatë komunikimin me mediat gjatë gjithë shpalosjes së atij aksioni në public, mbase ne duhet të kishim punuar më mirë.Pra duhet ti kishit lënë kohë biznesit që të përshtatej?Irena Beqiraj: Jo, duhet të komunikonim që kjo nuk është një luftë me biznesin, por thjeshtë jemi duke krijuar, duke parë një gjendje të situatës ku jemi.Irena Beqiraj: Ne nxorëm 500 punonjës të përkohshëm në terren të cilët trokisnin në çdo derë dhe thoshin ju lutem duhe të lëshoni kuponin, duhet të keni kasën fiskale…Pra e bëtë punën përgatitore?Irena Beqiraj: E bëmë një punë përgatitore pastaj dolëm dhe filluam një aksion për të cilën filluam që përvecse thamë që duhet ta keni kasën, edhe kur nuk e gjenim të vinim gjoba. Në të njëjtën kohë lamë edhe një hapësirë të caktuar deri kompanitë e kasave të plotësonin të gjitha bizneset me kasa dhe kuptohet që rezultatet aty ishin. Kemi biznese të regjistruar gati 55% më shumë, kemi punonjës të regjistruar. Efekti në të ardhura nuk do të pritej që në muajin  e parë  apo të dytë. Mendojmë që në 3-mujorin e parë të 2016 janë dhënë efektet e para, por në momentin e parë ishte: Shteti është ligji duhet zbatuar, informaliteti duhet luftuar.Pra komunikimi ishte një ndër gjërat të cilat ju duhet të reflektoni?Irena Beqiraj: Në duhet të reflektojmë në aspektin e komunikimit, në mënyrën sesi shumë tatimorë janë sjellë gjatë fazës së parë me biznesin. Ne megjithë përpjekjen që kemi bërë për ti trajnuar, kuptohet kjo nuk arrihet me një ditë. Kjo është një pjesë që duhet të arrihet.A duhet që kjo reformë të niste nga tatimet?Irena Beqiraj: Edhe kjo është e vërtetë, edhe këtë duhet ta kishim komunikuar në mediat, sespe në tatime janë bërë lëvizje, shkarkime. Por edhe këtë ne nuk dalim të themi, se shiko ne kemi hequr kaq veta nga tatimet apo kaq vetë në dogana. Kështu që dhe ky process ka ndodhur. Ajo që unë mendoj më tepër sesa të heqim thjesht njerëzit nga puna, problemi është si do të ngremë kapacitetet për ti shërbyer tatimpaguesit./Oranews.tv/