Berat, çelen shtigje natyrore pranë kalasë së Goricës

Në Berat, qytetin e mbrojtur të UNESCO-s çdo vit shtohen destinacionet turistike të ofruara për vizitorët. Hapja e shtegut të Goricës, një rrugë natyrore, ka tërhequr interesin e dhjetëra vizitorëve, sidomos të huajve të apasionuar pas natyrës."Shtegu i Goricës" është një tjetër destinacion me vlera kulturore dhe natyrore që shtohet për vizitorët në qytetin mbi 2400 vjeçar të mbrojtur prej vitit 2008 nga UNESCO.Pamja që shfaqet nga kodra në ngjitje të shtegut, ku ndodhet dhe rrënojat e kalasë së Goricës është e mrekulleshme.Ka qenë shtimi i kërkesave të vizitorëve për intenerare natyrore të reja mundësoi futjen e shtegur në guidat turistike.Marius Qykyku: “Vitet e fundit në Berat ka patur interes në rritje të turistëve për itienerare natyrore e Shtegu i Goricës ishte më i afërmi që ne si qytet mund t’i ofrojmë turistëve të natyrës.Janë të ndërthuruara: kulturore, natyrore. Ka florë dhe faunë të pasur. Shtegu i Goricës është një mjedis i veçuar”.Shtegu menjëherë pas hapjes ka patur dhe vizitorët e parë.Guidë turistike: "Eksperienca e guidave është shumë e bukur për të gjithë ata që duan të kenë kontakt me njerëzit dhe u pëlqen të njohin njerëz të rinj me ide të ndryshme. Është një mundësi e jashtëzakonshme”.Gjithë guida përgjatë shtegut të Goricës zgjat një orë e 30 minuta ecje në natyrë, ku vizitorët mund të shijojnë peisazhin piktoresk, bimësinë e dendur, ajërin e pastër dhe rrënojat e kalasë./Oranews.tv/