8.7 kg kanabis me autobus drejt Greqisë, arrestohen 2 shoferët e linjës Tiranë-Athinë
Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike drejt shtetit grek përmes linjave të autobusëve.Policia kufitare ka sekuestruar 8.7 kg kanabis në një autobus të linjës Tiranë-Athinë me targa TR 0844 S, që drejtohej nga shtetasit Andrea Shyti 47 vjeç, banues Berat dhe Kastriot Shehaj 52 vjeç, banues në Tiranë.Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë evidentuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban si dhe një çantë e zezë ,të cilat ishin të fshehura në pjesën e brendshme në krahun e djathtë të dhomave të ajrimit.Menjëherë kanë bërë bllokimin e autobusit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura në dhomat e ajrimit 3 pako të mbështjella me natriban si dhe një çantë e zezë, brenda të cilës u gjetën 5 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kannabis sattiva, me peshë totale 8.7 kg.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës material, ndërsa u bllokua dhe autobusi.Sakaq blutë vunë në pranga dy drejtuesit e mjetit për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim ".Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.


