Bushati me homologun norvegjez, në qendër të diskutimeve kriza e emigrantëve
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, priti në një takim homologun norvegjez, Borge Brende, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes vendeve dhe sfidave të tjera të përbashkëta.Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte situata e emigrantëve, për të cilët palët kanë rënë dakord për të thelluar bashkëpunimin edhe me vendet e BE.Bushati: Krizën e refugjatëve që ka prekur disa prej vendeve të rajonit në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe me një angazhim më të përforcuar që mund të bëjnë vende të ndryshme të rajonit me vende të BE, apo dhe me vende të rëndësishme si Norvegjia për të adresuar këtë krizë të përmasave të mëdha.Në konferencën e përbashkët për shtyp, zyrtari i lartë norvegjez, shprehu mbështet reformat e Shqipërisë për integrimin euroatlantik.Brende tha se Norvegjia do të vijojë me investimet strategjike në Shqipëri.Brende: Kemi bashkëpunim për reformën në drejtësi dhe reforma të tjera. Vizita ime këtu është dëshmi për mbështetjen e këtyre reformave dhe ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kemi ndërmarrë investime në fushën e naftës, të prodhimit të energjisë elektrike përmes burimeve hidro-energjitike, etj.Kjo është hera e parë, pas 18 vitesh, që një Ministër i jashtëm norvegjez viziton Tiranën.