Skulptori shpenzon 25 vite për të krijuar botën përrallore nëntokësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2016, 17:44
Skulptori Ra Paulette ka shpenzuar 25 vite duke gdhendur pallate magjike në shpella nëntokësore në një shkretëtirë të New Mexico.75 vjeçari gjen shpella të ndriçuara ranore dhe më pas i zgjeron duke kriuar një sistem të ndërlidhur me korridorë të harkuar.Muret janë të mbuluara me gdhëndjet e tij elegante dhe të mprehta- çdo shpellë ka stilin unik.Ajo që është e pabesueshme është se Ra e bën këtë pa ndihmën e askujt përveç qenit të tij.Ai i krijon këto vepra misterioze për kënaqësinë e tij dhe për të shprehur veten.Së fundmi ai u bë subjekt i filmit “Cave Digger”, i cili u nominua në çmimet Oskar për dokumentarin më të mirë.
/Oranews.tv/