"Dock Street" , krijohet birra kundër Donald Trump
Një fabrikë e vogël në Pennsylvania ka krijuar një birrë kundër Donald Trump, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e amerikanë, për të votuar kundër republikanit.Fabrika "Dock Street" tha se kjo është vetëm birra e parë në këtë nismë anti-Trump që do të pasohet edhe nga shumë produkte të tjera.Në shishe është printuar një foto e Donald Trump me duart e ngritura, sikur po dorëzohet me sloganin: "Miqtë nuk i lënë miqtë të votojnë për Drumpf" duke sjellë bashkë kështu bashkimin e emrit dhe mbiemrit të milairderit amerikan, të nxitur nga një komedi të shfaqur në rrjetet amerikane, ku kritikohet ashpër kandidati republikan."Ne mund ta përshkruajë atë si një birrë të fortë, të hidhur sic është vetë kandidati me flokë përpjetë. Mos u shqetësoni, nuk pickon si Trump" tha Marilyn Candeloro, zyrtare e kompanisë së prodhimit të birrës.Manjati amerikan ka krijuar shumë fansa në mbarë Shtetet e bashkuara por njëkohësisht ka bërë edhe shumë armiq, ku grupe të ndryshme të votuesve kanë protestuar hapur ndaj tij, gjë që mund të përbëjë problem për miliarderin nga NjuJorku.Megjithatë, sondazhet e realizuara nga reuters publikuar më 22 mars, tregojnë se trump kryeson garën mes republikanëve, me 44.6%./Oranews.tv/