Maria Sharapova pas skandalit të drogës, relaksohet në plazhet e Meksikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2016, 11:59
Ylli i tenisit, Sharapova ka vendosur të lërë pas problemet e kohëve të fundit pasi doli pozitive në testin e drogës, për tu relaksuar në plazhet e bukura të Meksikës.28- vjeçarja edhe pse është e pezulluar disa kohë nga sporti i tenisit me të cilën ajo merret, duket në formën e saj më perfekte e veshur me rroba banjo të kuqe, teksa shijonte në maksimum pushimet në plazh.Kampionia e cila thuhet se mund të perjashtohet për 4 vite nga fusha, është fotografuar teksa pushonte me miqtë dhe me producenten dhe aktoren e njohur, Chelsea Handler.Duket se Sharapova ia ka hedhur shqetësimit të saj, pasi shfaqet tejet e gëzuar në Meksikë.
