Vizita e biznesmenit arab në Tiranë me ftesë të Ylli Ndroqit pasqyrohet në media
Vizita tre ditore në Shqipëri e bizesmenit nga Emirate e Bashkuara Arabe, Al Habtor është pasqyruar në të gjitha gazetat e përditshme në vend, të cilat i kanë dhënë një hapësirë të madhe pritjes që i është bërë Al Habtor nga presidenti i RTV Ora News Z. Ylli NdroqiGazeta "Koha Jonë" në faqe të parë të saj shoqëruar me foto shkruan "Biznesmeni më i pasur i botës arabe , Al Habtor i ftuari i Ylli Ndroqit në Shqipëri" dhe shoqërohet me foto gjatë takimeve të Al Habtor me kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta dhe me presidentin e Ora News Z. Ylli NdroqiGjithashtu edhe e perditshmja DITA në brendësi të saj ka shkruar "Bisnesmeni më i pasur i botës arabe në Shqipëri me ftesë të Ylli Ndroqit" duke e shoqëruar me foton gjatë vizitës së Al Habtor në Radio Televizionin Ora News.Gazeta "Mapo" në brendësi të saj shoqëruar me foto shkruan "Bisnesmeni arab në Shqipëri me ftesë të Presidentit të RTV Ora NewsGazeta "Shekulli" shkruan, "Ndroqi fton biznesmenin të investojë në Shqipëri ".Gazeta "Telegraf" -"Khalaf Ahmad Al Habdor vjen në Tiranë, Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi sjell në Shqipëri filantropin e njohur dhe një nga 10 më të pasurit e Emirateve . Takime me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe mbresat për bukuritë e vendit."Gjithashtu edhe gazeta 55 shkruan se "Bisnesmeni më i pasur i botës arabe në Shqipëri me ftesë nga presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi ".Gazeta "Ballkan" në brendësi të saj shkruan "Manjati dhe filantropi i njohur u botës arabe takohet me Kryetarin e Kuvendit , Al Habtor në Shqipëri me ftesë të Presidentit të RTV Ora News Ylli Ndroqi./Oranews.tv/