Palmira, perla antike e shkretëtirës siriane

Trupat e regjimit sirian rimorën plotësisht qytetin antik të Palmirës nga kontrolli i ISIS-it. Ushtria siriane mori kontrollin e Palmirës, që ishte në duart e ISIS-it që prej një viti.Më poshtë vijojnë një seri faktesh për këtë qytet, i konsideruar si perla e shkretëtirës siriane:– Palmira, që ndodhet në qendër të Sirisë, daton prej 2 000 vjetësh dhe është regjistruar nga UNESCO-ja si pjesë e trashëgimisë botërore.– Para fillimit të konfliktit në Siri, në vitin 2011, mbi 150 mijë turistë vizitonin çdo vit këtë oaz të shkretëtirës, 210 kilometra në verilindje të Damaskut, ku gjenden rreth 1 000 kolona si edhe një nekropol gjigante me 500 varre.– Në gjysmën e parë të shekullit I, Palmira bëhet pjesë e provincës romake të Sirisë.– Me kalimin e viteve Palmira bëhet një qytet i pasur falë pozicionit gjeografik si pikë tranziti e rrugëve nga Persia, India dhe Kina drejt Perandorisë Romake dhe tregtisë së erëzave, parfumeve, mëndafshit dhe fildishit nga këto vende.– Në vitin 129, Palmira u shpall qytet i lirë nga perandori romak, Hadrian dhe përjetoi më pas epokën e saj të artë në shekullin II.– ”Qyteti u ndërtua sipas një strukture perëndimore, kishte një agora, rrugë të gjera, teatro, tempuj dhe mund të krahasohej me Romën”, thotë Marielle Pic, shefe e Departamentit të Antikiteteve të Orientit në muzeun e Luvrit.– Fuqia e qytetit kulmoi në shekullin III në kohën e mbretëreshës Zenobia, e cila sfidoi edhe Perandorinë Romake.– Në vitin 267, guvernatori arab i Palmirës, Odeinat vdiq në mënyrë misterioze. Bashkëshortja e tij, Zenobia mori pushtetin në vitin 270, pushtoi Egjiptin dhe dërgoi trupat në Bosfor, përpara se të rrëzohej nga froni, në vitin 272, nga perandori Aurelian.– Në kohën e Hafez al-Assadit, babait të presidentit aktual Bashar al-Assad, Palmira njihet si vendi i masakrës kundër qindra të burgosurve, gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar.– ISIS-i që kishte kontrolli prej një viti, ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të qytetit antik.bn-1-267x200 /ata/