PD protesta të vazhdueshme për parkun, Ristani: Strazimiri kishte në brez këllëf celulari

Partia Demokratike ka vendosur që të vijojë protestat për parkun e liqenit.Burime të Ora News, thanë se në mbledhjen e grupit parlamentar është diskutuar për këtë çështje dhe se është vendosur që të ketë protesta të vazhdueshme.Aksioni do të përshkallëzohet duke zgjeruar aleancën me qytetarët dhe në një datë të afërt do të ketë një protestë kombëtare.Ristani: Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike u mor vendim që ne do të përshkallëzojmë aksionin politik, por edhe aksionin qytetar sepse do të krijojmë një aleancë të gjerë për Tiranën, ku do ti bëjmë thirrje të gjithë opinionit publik në Tiranë dhe shkallë kombëtare që të bashkohen me kauzën tonë, kauzën e antikrimit, kauzën e antilirisë, kauzën antikushtetuetshmërisë që po ndodh dhe ne duhet të ngrihemi të gjithë të bashkuar kundër kësaj “anti” të madhe që ka krijuar ky pushtet për të realizuar atë që shqiptarët presin nga opozita në mënyrë që të krijojmë një jetë më të mirë dhe më të denjë në këtë vend.Çështja nuk është vetëm për betonizimin e parkut të liqenit, kjo është një nga arsyet.I pyetur nëse deputeti Strazimiri kishte armë në brez gjatë protestës, ai u përgjigj.Ristani: Strazimiri nuk ka pasur pistoletë me vete, fotoja s’tregon asgjë. S’ka prova për Strazimirin, s’ishte armë, por këllëfi i celularit. Nëse do kishte kushte flagrance, Strazimiri do ishte arrestuar.(19:47)Protesta dhe shoqërimet në polici, Basha mbledh grupin dhe Kryesinë e PDPartia Demokratike ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar pas protestës te Liqeni që u shoqërua me përplasje me policinë dhe arrestimin e disa prej drejtuesve demokratë të Tiranës.Mbledhja ka nisur prej orës 19:00 në selinë e PD-së dhe i pranishëm është edhe deputeti Gent Strazimiri, i cili dyshohet se ka qenë i armatosur në protestë.Burimet brenda mbledhjes bëjnë me dije se kryetari i PD Basha është shprehur se protesta e opozitës nuk ka lidhje vetëm me një pemë, por me paligjshmërinë që ka vendosur kjo mazhorancë.“Reagimi i PD kundër tiranisë deri në mosbindje civile. Beteja jonë jo vetëm për një park, por për shtetin ligjor” mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.Mësohet se deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PD po kërkojnë përshkallëzimin e protestave./Ora News/