Balla: Deputeti Strazimiri të ndiqet penalisht për armëmbajtje pa leje

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Partia Demokratike nuk e ka dënuar incidentin e rëndë sipas tij të armëmbajtjes pa leje të pistoletës nga ana e deputetit Gent Strazimiri.Në emër të PS, Balla kërkon që Strazimiri të procedohet penalisht në kushtet e flagrancës të armëmbajtjes pa leje.Për më tepër, Balla i kujtoi PD-së që kjo vepër penale është e përfshirë në Ligjin për Dekriminalizimin dhe i bën thirrje selisë blu të dëshmojë me vepra dhe jo me fjalë respektin ndaj ligjit.Balla: Duke i konsideruar veprimet e deritanishme të Policisë së Shtetit si tepër korrekte, kërkojmë që sipas ligjit shtetasi G.S. të procedohet penalisht në kushtet e flagrancës të armëmbajtjes pa leje. Kujtoj që kjo vepër penale është një vepër e përfshirë në Ligjin për Dekriminalizimin. Është rasti që PD të dëshmojë me vepra dhe jo me fjalë respektin ndaj ligjit. Gjithashtu dënoj edhe dhunën e deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të PD ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake të Tiranës.Balla thotë se PD-ja po i ofron mburojë politike deputetit, në vend që ta përjashtonte.Balla: Në vend që Partia Demokratike minimalisht të distancohet dhe të perjashtojë këtë shkelës të ligjit nga radhët e veta dhe të mbështesë Policinë e Shtetit dhe drejtësinë të bëjnë detyrën e tyre në këtë rast, po i ofrojnë mburoje politike.Madje Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, me paturpësi ka shkuar deri aty sa ta quajë këtë incident të rëndë si një inskenim të mediave, megjithëse shkelësi i ligjit G.S. e pranoi vetë këtë vepër kriminale"./Ora News/