Në ndeshjen Greqi-Mali i Zi shpërfaqet flamuri gjigant për Vorio-Epirin

Në ndeshjen midis kombëtares greke dhe asaj malazeze në stadiumin "Georgios Karaiskakis" është shpalosur edhe një flamur i Epirit të Veriut. Ndeshja është zhvilluar mbrëmjen e datës 24 mars.Mediat greke e cilësojnë “zhgënjyes” rastin, ndërsa flamuri është shfaqur nga anëtarë të Shoqatës Kombëtare “Epiri i Veriut 1914”.Flamuri është shpërfaqur në momentin kur këndoheshin himnet e dy kombëtareve në fillim të ndeshjes miqësore.Flamuri është transportuar edhe nga televizioni OTE që transmetonte ndeshjen në Greqi.Nëse ndeshja do të ishte zyrtare, rasti mund të trajtohej si incident nga UEFA, por duke qenë ndeshje miqësore, nuk kishte përfaqësues të organizatës atje.https://www.youtube.com/watch?v=WMC-KAyga3I/Ora News/