Merr fund pengmarrja në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 07:18
Përfundoi pengmarrja e dy vajzave, 14 e 17 vjeç, dhe vëllait të tyre 4-vjeçar në Trenton të Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përpara se të izolohej në shtëpi, pengmarrësi kishte vrarë nënën, 42 vjeç dhe vëllanë 13-vjeçar. 38 vjeçari që, sipas Nju Jork Post, vuante nga depresioni, u arrestua nga policia.Të premten, rreth orës 15 me orën lokale, forcat e rendit ishin sinjalizuar se një person i armatosur mbante peng tre fëmijë, por, sipas CNN, mbetet e paqartë lidhja e tij me ta.Autoritetet shpërngulën banorët, që jetonin në zonë, ndërsa policia u ndihmua nga skuadra e ndihmës së shpejtë SWAT për ta zgjidhur pa të tjerë viktima pengmarrjen.