Në varrin e Shekspirit mungon kafka

Ka shumë gjasa që kafka e Shekspirit të mos jetë në varrin e tij. Në këtë konkluzion kanë arritur arkeologët duke konfirmuar në një farë mënyre thashethemet e grabitjes së varreve.400 vjet pas vdekjes së tij, dhe varrosjes në kishën e Holy Trinity në Stratford-upon-Avon, në qendër të Anglisë, disa arkeologë u lejuan të skanojnë varrin e dramaturgut të madhPor në terrenin poshtë dyshemesë së kishës, ku mendohej se duhej të ishte kafka kanë gjetur shenja të ndërhyrjes.“Dimë një histori sipas të cilës dikush ka marrë kafkën e Sheksipirit thotë arkeologu Kevin Colls nga Universiteti Staffordshire për Reuters.Në vijim të përpjekjeve për të gjetur kafkën, ekipi i arkeologëve nuk ka ngurruar të hetojë edhe gojëdhënat, dhe ka kërkuar edhe në kriptën e një kishe 24 km larg ku thuhej se fshihej, por analiza e kafkës treguan se i përkiste një gruaje rreth 70-tave.Historia e zhdukjes së kafkës së Shekspirit e ka zanafillën në revistën Argosy më 1879, ku disa gjuetarë të mistershëm trofesh, që nuk ndaleshin para asgjëje akuzoheshin dhe për vjedhjen e varreve./Oranews.tv/