Ndërmjetësuesit, Manjani: Do jenë një lehtësi për punën e gjykatave

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit ka nisur trajnimin për licensimin e ndërmjetësve të rinj nga Ministria e Drejtësisë.I pranishëm në ditën e parë të këtij trajnimi, Ministri Ylli Manjani, tha se instrumenti i ndërmjetësimit është i domosdoshmën në parandalimin e krimeve të mëdha që lindin nga konflikte banale.Një tjetër aspekt pozitiv nga ndërmjetësimi, sipas Manjanit, ka të bëjë edhe me lehtësirat që do të kenë gjykatat, të cilat janë të mbingarkuara me çështje të ndryshme.Manjani: Unë besoj shumë tek instrumenti i ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi ka profesionistë që kuptojnë, psikologjisin dhe arrijnë të gjenjë gjuhën e komunimikit ndërmjet palëve në konflikt. Konflikti gjithnjë në Shqipëri është i vogël dhe bëhët rrugës i madh dhe ne duhet të tentojmë të përdorim instrumenta që vijnë vetë nga shoqëria, sikurse individët që kanë besueshmërinë e nevojshme për të zgjidhur konfliktin e vogël, në çastin që ndodh dhe për të mos e lenë që të bëhet i madh. Ne jemi një shoqëri që e drejta zakonore ka triumfuar prej shumë shekujsh. Kjo është një vlerë sepse është një e drejtë që ka funksionuar në kushtet kur shoqëria shqiptare nuk ka pasur shtet. Me këtë nuk dua të them se duhet të kthehemi pas, por të përdorim më të mirën e asaj tradite në kushtet e shoqërisë moderne. Investimi që ne duhet të bëjmë të gjithë së bashkë, sigurisht përmes dhomës dhe me të gjitha hapësirat ndihmëse, është të synojmë që ta kemi këtë shërbim në çdo bashki, sepse konflikti ndodh në terren, atje ku shteti nuk e ka mendjen. Gjykata është e mbingarkuar me çështje të cilat fare mirë mund të zgjidhen me ndërmjetësim.Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, vlerësoi këtë lloj gjykimi, duke e lidhur si pjesë të reformës në drejtësi.Angjeli: Është ndërmarrë një reformë e tërë në drejtësi, por ky aspekt është një aspekt i veçantë që lidhet me të siç lidhet me të gjitha ngjarjet dhe konfliktet që ndodhin dhe që kërkohet një ndërmjetësim para gjykimi.Në përfundim të trajnimit, të pranishmit do t'i nënshtrohen një provimi përfundimtar, nga rezultatet e të cilit do të përzgjidhen ndërmjetësuesit e rinj.