John Kerry në Belgjikë: Nuk do të frikësohemi nga organizatat terroriste
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, me të cilin ka diskutuar rreth sulmeve që tronditën Brukselin disa ditë më parë. Përfaqësuesi i Uashingtonit deklaroi se aleatët perëndimorë nuk do të frikësohen përballë kërcënimit terrorist, duke shtuar se ata do të kthehen më të fortë për t'i bërë ballë një rrezikut të tillë. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kryeministri belg duke u shprehur se për të luftuar terrorizmin është shumë e nevojshme që të ketë bashkëpunim mes shteteve ndërkombëtare.Vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste që tronditën Brukselin, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Belgjikës, Charlei Michel, me të cilin ka diskutuar rreth tragjedisë që tronditi për herë të dytë Europën, brenda harkut kohor të gjashmë muajve.Përfaqësuesi i Uashingtonit deklaroi se aleatët perëndimorë nuk do të frikësohen përballë kërcënimit terrorist, teksa theksoi se kundërpërgjigjia ndaj dhunës dhe ekstremizmit do të jetë më e fuqishme se më parë."Ne nuk do të friksohemi dhe as nuk do të tërhiqemi. Do të rikthehemi me një zgjidhje dhe më të fortë se më parë. Nuk do të ndalojmë deri sa t'i kemi eleminuar qëndrimet tuaja nga faqja e dheut" ishin fjalët e Sekretarit Kerry.Më tej Kerry falenderoi Belgjikën për ndihmën e ofrtuar pas tragjedisë së 11 shtatorit. Ai tha se belgët u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara dhe se në këtë moment Uashingtoni po tenton të bëjë të njëjtën gjë.Në fund ai citoi edhe frazën e përdorur pas sulmeve të Parisist duke thënë "Je suis bruxellois", në shenjë solidariteti për viktimat që humbën jetën disa ditë më parë.Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe kryeministri belg, Charles Michel, i cili ndër të tjera theksoi se autoritetet ndërkombëtare kanë më shumë nevojë se kurrë që të jenë të bashkuar në këtë betejë të ashpër kundër terrorizmit.Ai tha se koperimi mund të rrisë efiçencën. Në mbyllje Michel theksoi se Belgjika do të vijojë të luajë një rol pozitiv krahas fuqive ndërkombëtare për betejën kundër dhunës dhe radikalizmit.