Malazezi me kamion përplas karrocën me kalë, humb jetën 47-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e nje 47 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në superstradën Shkodër-Hani I Hotit.Trajleri me targa malazeze PG-GF45 ka goditur një karrocë me kalë, e për pasojë ka humbur jetën 47- vjeçari G. S 47 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.Aksidenti i rëndë ndodhi pranë kryqëzimit të Grudë Fushës në Malësi të Madhe, ku sapo karroca ka dalë në kryqëzim mjeti i tonazhit të rëndë me pjesën e përparme e ka përplasur.Për pasoje drejtuesi i saj 47 vjeçar është rrëzuar në tokë, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesen e kokës.Ndonëse ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i është dhënë ndihma e parë, plagët e marra në kokë kanë bërë që ai te mos mbijetojë, duke humbur jetën pak minuta pas aksidentit.Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore dhe sipas hetimeve të para dhe nga shenjat e kqyrjes së vendit të ngjarjes mësohet se karroca ka qenë duke prerë rrugën.Mjeti i tonazhit të lartë megjithëse nuk ka patur shpejtësi të madhe nuk ka arritur të frenojë në kohë dhe të shmangë aksidentin.Në momentin e devijimit pjesa e përparme e kamionit ka përplasur mjetin lëvizës.Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin malazez E. R. 44 vjeç i cili do mbahet ne komisariat deri ne sqarimin e plotë të rrethanave te kesaj ngjarjeje.[caption id="attachment_708029" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kamioni dhe karroca qe u aksidentuan në aksin Shkodër-Hani i Hotit[/caption]