Mustafa: Ne po bëjmë punën tonë, opozita le ta bëjë të veten

Në turneun një ditor që sot po bënë kryeministri i vendit Isa Mustafa, në tre qytete të Kosovës, ai pati vetëm një koment për skenën politike aktuale në vend.

Mustafa tha që secili nga faktorët politikë të vendit po shkon sipas agjendave të tyre. Pozita në rrugën e saj, e opozita në punën e vet, ka thënë ai.“Ne po bëjmë punën tonë këtu, një punë të shkëlqyeshme, po mundohemi t’i zgjedhim problemet e qytetarëve, prandaj edhe opozita do ta bëj punën e vet”, tha Mustafa.I pari i Qeverisë në deklaratat që dha gjatë vizitës së tij në Obiliq nuk komentoi dhe as nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse po e mendojnë tërheqjen e dy marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, sipas kërkesës së opozitës. /KosovaPress/