Të ardhurat në buxhet 42% më pak se plani, shkak nafta dhe renta minerare
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 42% më pak para se plani gjatë dy muajve të parë të vitit 2016 si pasojë e uljes së çmimeve të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare.Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskal, ku konstatohet se vetëm ulja e rentës minerare ka ndikuar që në buxhet të mungojnë 65 milion lekë gjatë periudhës janar-shkurt.Sipas Ministrisë së Financave kjo ka ardhur pasi në dy mujorin e parë të 2015 arkëtohej 3 lekë për një litër naftë, ndërsa në dy muajt e parë të 2016 u arkëtuan vetëm 1.5 lekë për litër.Megjithatë forcimi i dollarit kundrejt lekut shqiptar e ka ulur disi efektin negative, pasi në të kundërt buxhetit të shtetit shqiptar do ti mungonin edhe më shumë të ardhura sesa plani fillestar.Shpenzimet kapitale në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për dy mujorin e vitit 2016 janë realizuar në masën 55% i atyre të planifikuara për dy mujorin 2016.Në përgjithësi trendi i realizimit të këtyre shpenzimeve është pothuajse i njëjtë në këtë periudhë të vitit nga të gjitha Ministritë e linjës.Kjo sipas MF-së vjen si një efekt i fillimit të vitit dhe proçesit të shtrirjes së mëvonshme të likujdimit të shpenzimeve për investime dhe paraqitjes me vonesë të situacioneve të punimeve për tu paguar.Përtej këtij treguesi negative, buxheti i shtetit në dy muajt e parë të këtij viti ka arritur objektivat në mbledhjen e të ardhurave.Të ardhurat totale janë realizuar në masën 60.2 miliard lekë, ose afërsisht 586 milionë lekë më shumë se plani dy mujor i vitit 2016.Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, përfshirë edhe kontributet dhe sigurimet shoqërore janë realizuar 1.3 miliard lekë më shumë se plani.