Kamikazi hedh veten në erë mes turmës në stadium, të paktën 29 viktima

Një tjetër masakër nga Shteti Islamik, të paktën 29 persona raportohen të vdekur teksa një kamikaz hodhi veten në erë në një stadium në qytetin Iskandariyah të Irakut.Kamikazi dyshohet të jetë një i ri i identifikuar si Saifullah al-Ansari,raporton Daily Mail.Mediat raportojnë se ngjarja ndodhi pas një ndeshje futbolli.“Ishte momenti kur po i dorëzonin trofeun fituesve kur terroristi hodhi veten në erë mes turmës”- tha kapiteni i policsë së fshatit Al-Asriya.Ai shtoi se më shumë se 50 persona u plagosën gjatë shpërthimit që ndodhi në Iskandariyah, një qytet 25 milje në jug të Bagdatit.Burime nga spitali Iskandariyah ku po trajtohen të plagosurit paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej për shkak të gjëndjes së rëndë të plagosurve.ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.328F17ED00000578-3509718-image-a-10_1458933046813/Oranews.tv/