Gjendet në Velipojë trupi i peshkatarit të mbytur, shoku shpëtoi me not

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit që u mbyt një ditë më parë në ujërat e Adriatikut ndërsa po peshkonte sëbashku me një tjetër shtetas.34-vjeçari, Altin Leshaj, është gjetur paraditen e sotme në qendër të plazhit të Velipojës.Një ditë më parë varka me të cilën kishin dalë për peshkim u përmbys në grykëderdhjen e Bunës, rreth 1 kilometër larg bregut.Për pasojë Lleshaj nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën në këto ujra, ndërsa peshkatari tjetër Igor Ceraj ka mundur të dalë në breg me not.Dy të rinjtë kishin dalë për peshkim ashtu si herët e tjera, por kjo e mërkurë ka rezultuar fatale për njërin prej tyre, ku si pasojë e dallgëve të forta të detit varka e tyre u përmbys.