Salah Abdeslam kërkon të ekstradohet në Francë, s’do bashkëpunojë me autoritetet
Salah Abdeslam, i dyshuari i sulmeve të Parisit, ka pranuar të ekstradohet drejt Francës, por në këtë rast nuk do të bashkëpunojë me autoritetet. Sa u përket sulmeve të Brukselit, mediat belge thonë se policia po kërkon një të dyshuar të dytë në sulmin vetëvrasës në metro. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë tha se 300 persona janë të plagosur gjithsej, prej të cilëve 61 në gjendje të rëndë, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.I dyshuari i sulmeve të Parisit, Salah Abdesam, ka pranuar të ekstradohet në Francë, por nuk do të bashkëpunojë me autoritetet.Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij Sven Mary, i cili deklaroi për mediat franceze se Abdeslam kërkon të ekstradohet sa më shpejt në shtetin francez, duke shtuar se klienti i tij në këtë rast nuk do të bashkëpunojë.Më herët, pas arrestit, Mery kishte deklaruar se 26-vjeçari i dyshuar për sulmet e Parisit do të bashkëpunojë më autoritetet belge nesë këta të fundit nuk e ekstradojnë në Francë.Salah Abdeslam është një nga të dyshuarit kryesorë në sulmet e nëntorit në Paris, në të cilat humbën jetën 130 persona.Ai u arrestua dhe u plagos gjatë një operacioni të policisë të premten në Bruksel.Bruksel, 61 të plagosur në gjendje të rëndTë martën, dy sulme në Bruksel vranë 31 njerëz dhe mendohet të jenë të lidhura me rrjetin e sulmeve të Parisit dhe arrestimin e Abdeslam.Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë së Belgjikës, Megi de Bloc dha të dhënat e fundit sa i përket ngjarjes tragjike.Sipas saj 300 persona janë plagosur gjithsej, prej të cilëve 61 janë në gjendje kritike për jetën.De Bloc la të kuptonte se numri i të vdekurve mund të rritej, bazuar në gjenjen shendetësore të të plagosurve.Brahim el-Bakraoui hodhi veten në erë në sulmin në aeroportin Zaventem që vrau 11 persona, ndërsa vëllai i tij Khalid goditi stacionin e metrosë në Molenbek, ku 20 të tjerë humbën jetën.Raporte të pakonfirmuara thonë se një nga sulmuesit e aeroportit ishte xhihadisti i kërkuar Najim Laachraoui, ADN-ja e të cilit u gjet në operacionet e lidhura me sulmet e vitit të kaluar në Paris.Sulmuesi i tretë i dyshuar në aeroport nuk është identifikuar ende dhe është në arrati.Ndërkohë, burime policore kanë thënë mediat belge dhe franceze se policia po kërkon një të dyshuar të dytë në sulmin vetëvrasës në metro.