Konsensus për reformën në drejtësi, palët bien dakord edhe për 4 çështje
Me të njëjtën frymë konsensuale Komisioni vijoi mbledhjen gjatë pasdites të së mërkurës.Palët janë dakordësuar për çështjet e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët do zgjidhen me shumicë të cilësuar ndryshe nga sa parashikohej, pra varianti i shumicës së thjeshtë.Po ashtu, opozita ka pranuar edhe ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, të cilën më herët e ka kundërshtuar.Tjetër pikë e dakordësuar lidhet me tribunalin disiplinor dhe do të jenë ekspertët e OSBE dhe OBDAT ata të cilët do të diskutojnë formulën e përbërjes së tribunalit.Në përfundim, nënkryetari Eduard Halimi tha se palët janë afër një zgjidhje të përbashkët, e cila mund të marrë formë gjatë ditës së enjte, në rast se ekziston i njëjti konsensus.Halimi: Çështje të cilat kishin të bënin edhe me organizmin e pushtetit gjyqsor dhe çështje të funksionimit të arkitekturës të sistemit. Patëm edhe sot disa dakordësi politike, lidhur me disa çështje që ngriti PD, do të shofim nëse dhe nesër do të jetë po kjo dakordësi dhe po ky vullnet politik. Sigurisht edhe nesër mund të përmbyllet diskutimi politik.Halimi tha se nesër në orën 10:30 do të zhvillohet takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.Ndërkohe sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi ka dhënë frytet e para duke arritur kompromisin e parë atë që quhet emergjencë e reformës në drejtësi për Byronë Kombëtare të Hetimit.Burime pranë Komisionit bëjnë me dije se është rënë dakord që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë strukturë autonome nën varësi të drejtpërdrejtë të Prokurorisë Speciale e cila nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokurori i Përgjithshëm dhe as nga policia./Oranews.tv/