"Art Basel Hong Kong", Qindra artistë bëhen bashkë në ekspozitën gjigande
"Art Basel Hong Kong" ka publikuar detaje të edicionit të katërt, në të cilat shfaqen 239 piktura e punime artistike nga 35 vende të ndryshme të botës, nga galeritë më të famshme të Azisë, Paqësorit apo Amerikës.Por drejtuesit e saj ngrenë pikëpyetje rreth faktit nëse ngadalësimi i ekonomisë globale, kryesisht në Klinë, mund të prekë suksesin e shfaqjes.Drejtori i "Art Basel Hong Kong", Marc Spiegler, tha se pavarësisht se arti global është rritur si një aset më vehte, ai beson se njerëzit më shumë do ti blejnë ato sesa do ti shohin si një investim."Unë mendoj se mënyra më e mirë për të investuar në art është të blesh diçka që ti vërtet e dashuron. Edhe nëse vlera e saj ndryshon, së paku mund të kesh diçka të mrekullueshme në jetën tëndë. E di që ngjason me një fjalim politik por në fakt është e vërtetë"- tha ai në një konferencë për mediat, përpara çeljes zyrtare të ekspozitës.Spiegler tha se ka patur më shumë se 600 aplikime dhe kërkesa nga artistë nga e gjithë bota për një hapësirë në ekspozitë por janë përzgjedhur vetëm 239, sigurisht më të suksesshmit. "Dua të shtoj dicka. Azia është shumë më e madhe se Kina dhe ka shumë koleksionues në të gjithë botën, përfshirë edhe Kinën. Ndaj po, jam shumë optimist dhe shpresë plotë për suksesin e ekspozitës".Sigurisht që artistët nga azia dominojnë këtë shfaqje të jashtëzakonshme dhe një nga më të sukseshmit e që po pritet me padurim është instalacioni i artistit me origjinë nga Indonezia, Tintin Vulia."Pesë tonë shtëpi" është instalacioni që përbëhet nga 5 ton karton, për të cilat Vulia është ndihmuar edhe nga të huajt për ta mbledhur.Me interes pritet gjithashtu ekspozita e tapicerisë krijuar nga artisti koreano-jugor, Kungham Ham.Ekspozita quhet "Tapiceritë për 5 qytetet" dhe vetë artisti ham nuk ka dashur të intervistohet.Ajo donte thjesht të krijonte një urë komunikimi mes Koresë së Veriut dhe Jugut, të cilat vijojnë të jenë në luftë dhe armiq me njëri tjetrin që prej viteve 50."ËShtë një çështje shumë sensitive dhe artisti vetëm për këtë ka menduar. Artisti është i interesuar që njerëzit në të dy anët të lidhen"- tha drejtorii komunikimeve në galerinë Kukje të Seulit."Art Basel Hong Kong" shpreson të tërheqë më shumë se 6500 vetë deri në mbyllje të tij më 26 mars dhe gjatë dy ditëve të ekspozitave do të organizohen në ambjentet e saj edhe biseda e evente mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve.