Arrestohen kushërinjtë, për tentativë vrasjeje në palestër

Tre të rinj janë ndaluar pasi akuzohen për  "Vrasje me dashje' të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative".Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 18 mars 2016 tek rruga e Qelqit Kavajë në ambjentet e një  palestre. Pas një zënke për motive të dobëta shtetasit David  Xhihani, 30 vjeç dhe  Arben Xhihani (kushërinj të parë ), 29 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me  shtetasin S. F.Në konflikt e sipër , Arben Xhihani ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ,shtetasin S. F.Nga të shtënat e armës së zjarrit shtetasi S. F. ka  pësuar lëndime të gjymtyrëve të poshtme (në këmbë) dhe është  jashtë rrezikut për jetën" informon policia.Shtetasit e dyshuar si autorë , u identifikuan nga policia që në momentin e parë të ndodhjes së  ngjarjes dhe u shpallën në kërkim ku u kapen dhe u ndaluan sot, 20 Mars 2016Nga veprimet  hetimore të kryera rezultoi se përveç kushërinjve Xhihani,  bashkëpunëtor dyshohet të jetë  dhe shtetasi Lorenc Merkoqi, 24 vjeç  i perfshirë në këtë ngjarje , i cili u ndalua gjithashtu.Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit  pistoletë tip Z-Stava dhe tre fishekë.Tre të rinjtë akuzohen për "Vrasje me dashje' të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative"  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga neni 76-22,25, 278/2 i Kodit Penal.[caption id="attachment_703376" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pistoleta qe iu sekuestrua autoreve Ne foto: Pistoleta qe iu sekuestrua autoreve[/caption]