Turizmi, Qarku Shkodër fokus në Shirokë, Theth, Velipojë e Pukë
Sfidat e turizmit të qëndrueshëm në prag të sezonit mblodhi së bashku bashkitë e qarkut Shkodër dhe aktoret që operojnë në këtë sektor. 3 zyra turistike një në qendër të Shirokës, një në Theth dhe një në Velipojë do të çelen këtë sezon tha kryebashkiakja Ademi, e cila e cilësoi turizmin si sektor prioritar për zhvillimin ekonomik.Voltana Ademi: Nëpërmjet promovimit aktiv të politikave ne shpresojmë, synojmë dhe besojmë që turizmi do të kthehet në një mjet për integrimin e territoreve më pak të zhvilluara për përmirësimin dhe ruajtjen e zonave të trashëgimisë. Kemi projektuar që në një vend të rëndësishëm në qendër të qytetit të Shkodrës të krijojmë atë që quhet muzeu i arteve.Por përfaqësuesit e zonave turistike ndajnë një mendim tjetër. Paulin Polia një ndër operatorët në zonën e Thethit, rendit një sërë problematikash burokratike që po i pengojnë të presin turistët, si shpërndarja e tapive të tokave dhe rritja e investimeve në hoteleri.Paulin Polia: Është burokracia e pushtetit lokal dhe qeveritar që mbrren me Thethin, por janë disa detaje që ata nuk i shohin apo nuk duan ti shikojnë, sic është pastrami i rrugës nga bora.Perparim Laçi: Është Thethi, është Valbona është Erazma janë shumë vende të bukura dhe ne mburremi me to ngelen pas dore këto vende të vogla të cilat janë të paeksploruara.Për turizmin në Shkodër, do hartohet një Memo dhe do të caktohet një plan veprimi afatshkurtër në nivel qarku dhe qasjet e produkteve të përbashkëta me rajonet fqinje./Oranews.tv/