Banorët e Godoleshit marrin kazmat dhe lopatat për të ndërtuar rrugën

Banorët e Godoleshit në Elbasan kanë filluar vet punimet e rrugës së dëmtuar prej 6 muajsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Banorët thonë se janë detyruar të punojnë vet për një rrugë provizore, pasi shpesh janë ndeshur me raste urgjencash shëndetësore, dhe janë penalizuar nga mungesa e infrastrukturës. Banor: Kemi 6 muaj pa rrugë. Na sëmuren njerëzit. I çojmë në spitale në krah.Banorët thonë se rruga që ata po ndërtojnë me mjete rrethanore është provizore, ndaj i bëjnë thirrje pushtetit vendorë të ndërhyjë për ta sistemuar aksin që lidh zonën me qytetin e Elbasanit./Ora News/