Meta: Debati nuk është herezi, PS ka eksperiencat për ta zhvilluar në mënyrë demokratike

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nuk preferoi të komentonte platformën e shpallur nga deputeti Ben Blushi. Megjithatë, ai thotë se debati brenda Partisë Socialiste i shërben asaj dhe se gjithnjë ka pasur debate edhe midis mazhorancës, apo në komisionet parlamentare.Meta: Unë mendoj se Partia Socialiste është një parti e madhe dhe debati është i natyrshëm. Debati nuk është herezi dhe e kemi pasur vazhdimisht brenda koalicionit, grupeve parlamentare. Partia Socialiste ka të gjitha eksperiencat për ta zhvilluar debatin në mënyrë demokratike.Mund të kemi një parti tjetër të majtë? Si njeri me përvojë në këtë pikë!Meta: Nuk kam dëgjuar se dikush ka shpallur alternativën për të krijuar ndonjë forcë të re politike. Ky Kongres do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit që presin të gjithë shqiptarët. Është bërë një progres i rëndësishëm në këto 30 muaj.-Ju u larguat nga Partia Socialiste për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme?Meta: Ju doni të më bëni pjesë të debatit të Partisë Socialiste. Unë jam i ftuar në Kongres dhe nuk jam delegat i Kongresit./Ora News/