Arta Dade: Berishën dështuam ta çojmë para drejtësisë. Të hapet gara për kreun e PS

Në Kongresin e PS, deputetja Arta Dade foli për arritje dhe për dështime të qeverisë. Mes të tjerave ajo tha se kanë dështuar për ta çuar përpara drejtësisë Berishën dhe aktorët e tjerë të së kaluarës.Nga ana tjetër Dade bëri thirrje që të hapet gara për kreun e PS.Arta Dade: Suksesi nuk ka gjasa të arrihet pa demokraci, por demokracia pa gratë është e pamundur. Kongresi mblidhet në një moment të qeverisjes, është e udhës të bëjmë edhe një bilanc të përmbushjes së përgjegjësive. Duke e konsideruar përgjegjësi të përbashkët edhe përmes opononcës, mbikqyrjes paralmentaree është pjekur politike të reflektojmë se cfarë kemi përmbyshur sipas programit electoral dhe këtë ta konsolidojmë. Cfarë mund të bënim më mirë, por nuk kemi dashur ta realizonim dhe cfarë nuk kemi mundr ta nisim, dhe ti dimë ne dhe publiku kjo do të najapet më shumë besueshmëri.Pika jonë e referimit nuk është e djeshmja, dhe as aktorët e së djeshmes. Ata dhe Berishëm kemi dështuar t’i çojmë përpara drejtësisë, sëbashku me klientelën e tyre shpresojmë ta bëjmë në vitin e mbetur në mënyrë që demonstrojmë se kultura e pandëshkueshmërisë nuk është pjesa jonë.Pika jonë e referimit është programi ynë, është e majta axhenda europaine dhe matja me vetëveten.Le ta nisim sot këtë sprovë të demorkacisë brenda nesh. të vendosim të hapet gara për kryetarin e PS për të na drejtuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mënyrë që PS të fitojë një mandate të dytë qeverisës në dobi të reformave të nisura.