Kukës, lagështira rrezikon objektet e trashëgimisë kulturore

Muzeu Etnografik i qytetit të Kukësit, rrezikohet nga lagështira prezente kudo nëpër godinë.  Ndonëse Objektet e trashëguara ndër breza rrezikohen të dëmtohen nga lagështira, autoritetet vendore thonë se kanë mungesë fondesh për të ndërhyrë. Bujar Mucmata, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Kukës: Muze Etnografik është në gjendje lufte. Është mbuluar nga lagështia. Është jashtë çdo lloj kushti për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe kushteve për të pasur një muze. Muzeu Etnografik në Kukës u ndërtua falë investimit prej 14.6 milionë lekësh  të akorduar nga PNUD-i dhe është pjesë e muzeut historik te mikpritjes kuksiane të kosovarëve gjatë pranverës 1999.