Blushi: Referendumi nul, Rama: Rebelët çmohen por jo kur shkojnë tej parimeve
Pasi kongresi caktoi datën 9 prill për referendum Ben Blushi deklaroi se ky referendum është nul. "Rama sot u vendos përballë vetes" tha deputeti socialist Ben Blushi.Ndërsa Rama në hollin e Pallatit të Kongreseve tha se PS çmon rebelet, por jo kur shkojnë përtje parimeve.Blushi: Akoma ne nuk e dimë se kush është pyëtja. Është referendum i parë në botë që bëhet pa një pyetje dhe Edi Rama përveçse vendosi të garojë përballë vetes, duke shmangur të garojë me referendum kandidatët e konsideroi veten cështje. Ështe i pari njeri në botë që vuri shenjën e barazimit mes vetes dhe një pyetje.Është një mënyrë amatore, e qëllimte për ta kthyer partinë në një trung partie. Referendumet nuk zvëndësojnë zgjehdjet. Nuk mund ta pranoj këtë mënyrë të eliminimt të kandidatëve.Unë referndumin e quaj një nul. Ky nuk mund ti japë fuqi një njeriu, por një çështje.E zëmë se me referendum fiton se presidentin e fiton populli, në këtë mënyrë presidenti e merr mandatin, jo duhet të shkojë në zgjedhje.Unë jam kundër referendumit në parim. Unë nuk jam në gjendje të them të shkoj për referendum kur nuk e di pyetjen.Kush është pyetja?Referendumi në parim është nul.Reagon Edi Rama: Është një alibi me qëllim të shpallur për të rrëzuar qeverinë e PS. Në procesin që vazhdon të reformimit të transofrmit të PS unë jam i vendosur që të nxis një demorkatizim të marrëdhënieve mes anëtarëve të PS dhe përfaqësuesve. Referendumi është një mundësi fantastike që përgjigjen këta (ai një është) ta marrin nga anëtarësia dhe jo nga kënetat e medias dhe as nga hipotezat dhe pozicionet e ndryshme.Sensi historisë së PS kërkon që ne të hedhim një hap të rëndësishëm për të përfaqësuar këtë parti.Nëse anëtarësia do kërkojë zgjedhje për kryetar do bëjmë zgjedhje nëse anëtarësia do konfirmojë vendimin e kahershëm dhe të sotëm për të mos bërë zgjedhjet pasi janë pakuptima çështja ështe e mbyllur për sa na takon mbase jo për ata që kanë alibi. Ky është një shembull i mënyrës sesi PS arrin ti shtrijë kufijte e përpjekjes për durim përtej cdo lloj limiti dhe besoj se kemi bërë dicka të mirë për të respektuar një moment që e dini të gjithë që është një alibi fals.Rebelet çmohen, por nga ana tjetër PS është një parti që ka vepruar menjëherë kur rebelimi ka shkuar përtej parimeve dhe vlerave të përbashkëta dhe jashtë hiorzontit të qëllimit tonë të përbashkët. Shpresoj që ky të mos jetë rasti dhe nuk do të doja të ishte rasti.Zoti Rama kush do të jetë pyetja?Nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje. Kjo është pyetja dhe dilemë që jeni përfshirë të gjithë ju